Ngjarje

Frikë për hakmarrje? Familjarët e Arben Lleshit lënë trupin e të vdekurit në morg

Trupi i Arben Lleshit, të dënuarit që u vra 20 ditë më parë gjendet ende në morgun e Tiranës. Familjarët nuk e kanë tërhequr trupin e viktimës, ndonëse autopsia ka përfunduar prej ditësh.

Lleshi mbeti i vdekur pasi u godit me dy plumba brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, nga i burgosuri Sokol Mjacaj më 15 dhjetor

Mjacaj, i cili ishte dënuar përjetë për vrasjen e turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015 arriti të fuste brenda burgut një pistoletë me mulli përmes një shisheje qumështi, dhe e vrau Lleshin në qeli, teksa vetë ai ishte në ajrim.

I ndjeri po vuante dënimin me 32 vjet heqje lirie, për vrasjen e shqiptarit Agim Hoxhës në 2012-ën në Angli, të cilit i dogji trupin në një makinë.

Nuk ka asnjë reagim nga familjarët për ‘harrimin’ e trupit të Lleshit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë