Media Galeri

Franck Muller nxjerr në treg orën ‘shqiptare’

Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ora ka ngjyrat kuq e zi, të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut.

Ora “Vanguard Racing Skenderbeu” do dalë me sasi të limituar dhe akoma nuk dihet sa do të jetë çmimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë