Ngjarje

Francë, vret veten policja që luftonte kundër vetëvrasjeve!

Quhej Maggy Biskupsky, ishte 36 vjeçe dhe police. I kishte dedikuar jetën e saj luftën kundër vetëvrasjeve të shkaktuara nga urrejtja dhe intoleranca ndaj atyre që mbajnë uniformën veshur, në Francë. Dhe në fund ka rënë vetë pre e asaj urrejtjeje. Maggy ka vrarë veten në shtëpi, duke përdorur armën e shërbimit.

Një vetëvrasje që ka tronditur vendin transpalpin, ai i vrasjes së një gruaje shumë të njohur edhe për publikun e madh, sepse u bë një simbol i vërtetë i urrejtjes kundër policisë. Kryetare e shoqatës “Policiers en colère”, ka vrarë veten në 12 nëntor, pak orë nga përvjetori i sulmeve terroriste 3 vjet më parë në Paris.

Ishte bërë fytyra televizive dhe përfaqësuesja e njerëzve me uniformë, pasi në 7 tetor 2016, një makinë me agjentë, u sulmua nga një grup njerëzisht që kishin lëshuar shishe me benzinë drejt tyre: dy policë mbetën të plagosur rëndë. Në televizion, denonconte urrejtjen dhe intolerancën ndaj atyre që bënin të njëjtën punë.

“Një trishtim i thellë”, – ka shkruar në “Twitter” ministri i Brendshëm, Castaner. Dhe në rrjetet sociale, mesazhet e ngushëllimit, por edhe të zemërimit nuk munguan: ka nga ata që drejtojnë gishtin te eminenti televiziv francez, C8: të shtunën e shkuar, Maggy, ishte e ftuar në atë studio dhe aty moderatori i kishte thënë: “Mendoj se ardhja këtu për të bërë viktimën gjatë spektakleve televizive, të bën qesharake para publikut”.

Ndërkohë është hapur një hetim për të sqaruar dinamikën e vdekjes. Në Francë, në vitin 2017, janë 51 policë që kanë vrarë veten, në 2018-ën, për momentin janë 30.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë