Bota

Francë/ U takua me Trump dhe Macron, Zelensky: Të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas takimit trepalësh në pallatin Elysse në Francë, me presidentin Emmanuel Macron dhe Donald Trump.

“Kam pasur një takim të mirë dhe të frytshëm trepalësh me Presidentin Donald Trump dhe Presidentin Emmanuel Macron në Elysee. Presidenti Trump, si gjithmonë, ishte i vendosur. E falënderoj. Gjithashtu i shpreh mirënjohjen time Emmanuelit për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të drejtë. Ne folëm për njerëzit tanë, situatën në terren dhe një paqe të drejtë”,, shkruan Zelenskynë rrjetin social “X”.

“Ne ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë në kontakt. Paqja përmes forcës është e mundur”, shton ai.

Presidenti Volodymyr Zelensky është pritur me ovacionë në katedralen “Notre-Dame”, e cila u rihap sot, 5 vjet pasi u dogj.

Me hyrjen e tij në katedrale, qindra autoritete dhe njerëz të pranishëm brenda u ngritën në këmbë për të duartrokitur presidentin ukrainas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë