Bota

Francë, “green pass” në restorante dhe trena. S’ka rrogë për personelin shëndetësor nëse nuk vaksinohet

Ministri Francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, njoftoi se punonjësit shëndetësorë, të cilët nuk janë vaksinuar plotësisht deri më 15 shtator nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe nuk do të paguhen më.

Sa për zgjatjen e detyrimit të “green pass”-it shëndetësor në bare, restorante, trena dhe aeroplanë të njoftuar nga presidenti Macron, Véran përsëriti se "nuk është shantazh" por një masë e nevojshme për të shmangur "mbylljen e vendit".

Pikërish më herët, presidenti francez, në mesazhin drejtuar kombit, njoftoi ashtu siç pritej, detyrimin e vaksinimit anti-Covid deri më 15 shtator për personelin shëndetësor.

"Nëse nuk veprojmë nga sot, numri i rasteve do të vazhdojë të rritet fuqimisht dhe do të çojë në shtime të shtrimeve në spital që nga gushti", - paralajmëroi Macron.

Për më tepër, nga gushti, karta e shëndetit do të kërkohet në kafene, restorante, qendra tregtare, aeroplanë dhe trena, përndryshe asnjë qytetar nuk do të lejohet të hyjë.

Qysh më 21 korrik, karta e shëndetit do të përdoret gjithashtu për "vendet e kohës së lirë dhe kulturës", ku grumbullohen më shumë se 50 njerëz, vazhdoi Macron, duke nisur një thirrje të përzemërt për popullatën që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur rrezikun e një valë e katërt lidhur me variantin “Delta”.

Në gusht, “pasaporta e vaksinimit” do të kërkohet edhe  në autobusë në distanca të gjata dhe objektet mjekësore. "Vaksinimi i të gjithë njerëzve francezë, është mënyra e vetme për t'u kthyer në normalitet”, - kujton ai.

Dhe efekti u pa menjëherë: pas fjalës së Macron, pati një bum në kërkesat e vaksinimit në vend: kreu i faqes së rezervimit në internet, “Doctolib”, Stanislas Niox-Chateau, tha se të hënën në mbrëmje ishin "926 mijë francezë që kanë caktuar një takim për vaksinën". Ka pasur dy mijë takime në minutë, një rekord i të gjitha kohërave që nga fillimi i fushatës.

Në muajt e fundit, vaksinimi është intensifikuar, deri tani, francezët që kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid, janë 52% dhe ata me dy 35%.

Numri mesatar i rasteve është pothuajse 4,000 në ditë dhe pacientët me reanimacion janë afër 1,000. Mbi të gjitha, kurba e variantit Delta, shumë më ngjitëse se ato të mëparshmet, tregon se me këtë ritëm vala e katërt e epidemisë është pothuajse e pashmangshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë