Ka ndodhur

Francë, gjenden të vrarë me thikë në banesë një çift nga Kosova

Gazeta Si - Një çift nga Kosova janë gjetur të vdekur të martën në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës.

Prindër të 7 fëmijëve, ata janë qëlluar për vdekje me thikë, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Trupat e tyre të pajetë u gjetën nga policia në banjën e banesës, ndërsa të pranishëm ishin edhe 4 prej 7 fëmijëve, të moshës 16 deri në 21 vjeç.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet apo sesi ka ndodhur ngjarja.

Sipas mediave franceze, priten dëshmitë e fëmijëve për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë