Analize

Franca në krizë politike / Po tani çfarë do të bëjë Macroni?

Kjo është herë e parë që nga viti 1962 që qeveria e Francës bie nga një votë mosbesimi. Kryeministri Michel Barnier u kundërshtua nga 331 deputetë. Por çfarë pritet të ndodhë tani?

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Francës Emmanuel Macron duhet të zgjedhë një kryeministër të ri.

Por kjo nuk është një detyrë e lehtë për Macron, të cilit iu desh dy muaj në verë që të zgjidhte një emër që nuk do të rrëzohej menjëherë nga një prej fraksioneve të mëdha parlamentare.

Ekziston gjithashtu një mundësi që Macron të emërojë një qeveri teknokrate- por kjo ka të ngjarë të mos zgjasë shumë pasi ata luftojnë për t’u parë si legjitime.

Ndërkohë zgjedhjet nuk janë një opsion, pasi sipas kushtetutës franceze ato nuk mund të thirren brenda një viti nga votimet e mëparshme, të cilat në këtë rast u zhvilluan korrikun e kaluar.

Barnier do të largohet nga posti pasi ka shërbyer mandatin më të shkurtër të kryeministrit në historinë moderne franceze

Përderisa Franca nuk rrezikon të ketë një mbyllje të qeverisë, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara, mungesa e stabilitetit politik ka mundësi të trondisë tregjet financiare. Barnier paralajmëroi javën e kaluar “për një stuhi të madhe dhe trazira serioze në tregjet financiare” nëse rrëzohet qeveria e tij.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duhet të zgjedhë një kryeministër të ri

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm?

Disa emra kanë qarkulluar duke përfshirë ministrin aktual të Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu, ose François Bayrou, kreun e partisë centriste MoDem.

Disa parti që formojnë koalicionin e krahut të majtë  kanë ngecur me zgjedhjen e tyre fillestare të Lucie Castets, një ekonomiste dhe nëpunëse civile. 

Castets, emri i së cilës u propozua për herë të parë këtë verë dhe u mbyll shpejt nga Macron, tha të martën se ajo ishte “e përgatitur për të qeverisur”.

Macron u kritikua ashpër për marrjen e rolit të vetëm për të gjetur një emër këtë verë dhe për të mos lejuar që partitë politike të përfshiheshin. 

“Nëse këtë herë, Presidenti dëshiron të parandalojë një tjetër kolaps të qeverisë, ai do të duhet të lejojë deputetët të dalin me një figurë më konsensuale,” tha François-Xavier Millet, një shkencëtar politik dhe profesor i së drejtës publike në Universitetin e Inditë Perëndimore Franceze.

Por për Emmanuel Rivière, një ekspert në opinionin publik dhe këshilltar politik, zgjedhja e kryeministrit të ardhshëm duhet të përqendrohet rreth një projekti dhe jo një personaliteti specifik. 

Po buxheti?

Nëse nuk votohet buxheti deri më 20 dhjetor, qeveria mund të përdorë kompetencat e saj kushtetuese për të miratuar buxhetin me urdhëresë. 

Në rastin e buxhetit të sigurimeve shoqërore, urdhëresa mund të zbatohet pas 50 ditësh bllokim, ndërsa buxheti kombëtar mund të zbatohet pas 70 ditësh debat.

Një ligj tjetër mund të zgjasë edhe buxhetin e vitit 2024 deri në vitin 2025, por kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

Franca është aktualisht nën presionin e BE-së për shpenzimet e saj. Deficiti i vendit vlerësohet në 6% të PBB-së së tij kur rregullat fiskale të BE-së diktojnë se borxhi nuk duhet të kalojë kufirin prej 3%. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë