Mode

Franca do të paguajë qytetarët që të riparojnë rrobat e tyre

Franca do të prezantojë një skemë për riparimet e veshjeve dhe këpucëve në mënyrë që të zvogëlojë sasinë e mbetjeve dhe ndotjen nga industria e tekstilit.

Sipas skemës, zbritjet variojnë nga 6 euro në 25 euro dhe do të jenë të disponueshme në varësi të problemit të veshjeve apo aksesorëve.

Kjo skemë ka si qëllim që t’i inkurajojë njerëzit që t’i riparojnë, për shembull këpucët e dëmtuara, në vend që t’i hedhin ato.

Couillard tha se industria e tekstilit ishte industria e dytë më ndotëse në botë.

Ministria e Ekologjisë ka udhëzuar një organizatë private franceze të quajtur Refashion për nismën. Klientëve do t’u zbritet nga fatura çmimi përkatës dhe më pas Refashion do të rimbursojë rrobaqepësit apo dyqanet e riparimit ndërkohë që qeveria nuk do të financojë skemën, e cila është planifikuar të nisë në tetor.

Sipas ministrisë, 700.000 tonë rroba hidhen çdo vit nga francezët, dy të tretat e të cilave përfundojnë në deponi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë