Media Galeri

Fotot që ‘treguan’ botën- fituesit e vitit 2026

Histori prekëse të njerëzve që ngjarje të mëdha i kanë gjetur në situata të ndryshme, me fotoreporterët që kanë qenë gjithmonë në vendin e ngjarjes.

Fotografitë fituese e “World Press Photo” janë shpallur dhe më 23 prill priten të shpallen dhe fituesit e kategorive të ndryshme si dhe fotografia e vitit.

Waltraud bisedon me Emmën, një robot social që njeh fytyrat dhe kujton bisedat e kaluara. Edhe pse skeptike në fillim, Waltraud thotë se me kalimin e kohës ndihej e lidhur me Emmën.
Wong qan nga dhimbja ndërsa zjarri përfshiu kompleksin e banesave Tai Po që ai e quan shtëpi. Pak çaste më parë, ai i telefonoi gruas së tij, e cila ishte bllokuar në ndërtesë, dhe ata shkëmbyen ato që do të ishin fjalët e tyre të fundit.
Zjarri në Palisades shkatërroi një lagje mes erërave të forta. Flakët në Los Angeles shkaktuan mbi 28 miliardë dollarëve dëme materiale, duke ndërprerë mijëra biznese lokale
Atifa ndihmon në atë që thotë se do të jetë lindja e saj e fundit, pasi i kanë mbaruar ilaçet dhe mjetet për të vazhduar, në Shtëpinë e Shëndetit Familjar Malmastok, Afganistan.
Qindra tekste shkollore të djegura nga ekstremistët e ISIS-it brenda shkollës së Hani Hakuf-it. Të paktën një e katërta e shkollave siriane janë dëmtuar ose shkatërruar.
Ushtarët kalojnë nëpër një treg të dëmtuar në qytetin e dytë më të populluar të Sudanit, një vend luftimesh të vazhdueshme që nga prilli i vitit 2023.
Një oficer policie i tronditur përkulet pranë trupave të Boris dhe Sofia Gurman. Gjatë sulmit terrorist në Bondi Beach, Australi, çifti u vra ndërsa përpiqej të çarmatosë njërin prej autorëve të sulmit.
Oficeri i preket teksa shikon dramën e një familje në Gjykatën e Nju Jorkut.
Të paraburgosurit dhe të burgosurit palestinezë mbërrijnë në spitalin Nasser pasi u liruan nga paraburgimi izraelit si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Izraeli liroi gati 2,000 palestinezë.

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë