E gjithë politika ishte të martën në Vlorë në festimin e 111-vjetorit të ngritjes së Flamurit. Jo vetëm. Edhe ai i Kosovës. Albin Kurti dhe Edi Rama u panë bashkë të zhveshur nga hatërmbetjet politike duke ndjekur krah për krah aktivitetet shtetërore në Vlorë.

Aty ishte edhe Sali Berisha. Ai mbërriti më vonë në një ceremoni veçmas me pak njerëz të strukturave partiake të Vlorës.

Berisha fundit tha se nuk kishte ftesë për ceremoninë shtetërore. Ai zhvilloi homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit.
Lulzim Basha uroi nga Facebook shqiptarët për ditën e ngritjes së Flamurit.
Vetë ai nuk ishte në Tiranë, por në Kosovë, në Mitrovicë.

“Në ditën e pavarësisë, Kryetari i PD, Lulzim Basha, sëbashku me deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PD, do të bëjë homazhe në Boletin, në kullën e Isa Boletinit. Për të nderuar ne këtë 111 vjetor të pavarësie kontributin vendimtar të Isa Boletinit dhe luftëtarëve të Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë, në mbështetje të Ismail Qemalit dhe qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar”, thuhet në njoftimin e PD-së zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.