Politike

Berisha në Vlorë (pa deputetët): Pashiqin shqiptar do e paketojmë në Beograd

Sali Berisha lajmëroi së do të ishte në Vlorë në ditën e ngritjes së Flamurit. Ai nuk kishte ftesë për të qenë pjesë e ceremonisë shtetërore edhe pse tha se do ta refuzonte edhe në një rast të tillë. Berisha u pa i rrethuar nga strukturat e PD-së së Vlorës, pa deputetët e tij, (por me truproje të shtuar) në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit në Vlorë.

“Sot, mbarë shqiptarët, kudo që janë, përulen me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës, ditës së Flamurit Kombëtar, ditë e të gjitha ditëve të kombit shqiptar.

Me aktin e tij të një vizioni dhe kurajo të jashtëzakonshme, Ismail Bej Vlora, bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat, honet e historisë.

Sot, ata janë anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur.

Por unë erdha këtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës, se Pashiqi shqiptar, që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit, sepse shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do e paketojnë atë në Beograd, aty ku e ka vendin.

Tradhtar si ky, kombi nuk ka pasur ndonjëherë në histori.

Dhe ky është një zotim solemn përpara Babait të Pavarësisë se edhe njëherë, Pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd te padroni i tij Vuçiç”, tha Berisha duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë