Media Galeri

Fotot nga hapësira që tregojnë se sa afër me qytetet ishin zjarret që pushtuan Greqinë

Nga Gazeta 'Si'- Zjarri më i keq i vitit në Greqi ka përfshirë rajonin e Atikës drejt kryeqytetit me shpejtësi rrufeje, duke djegur mijëra hektarë tokë dhe detyruar njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Zjarri, i cili filloi pranë qytetit të Varnavas rreth 22 milje në verilindje të Athinës, tani është qetësuar, megjithëse autoritetet kanë paralajmëruar se niveli i rrezikut të zjarrit mbetet i lartë pasi vendi po përballon temperaturat përvëluese.

Ndërsa rajoni fillon të marrë veten, imazhet satelitore zbulojnë shkallën e madhe të dëmit të shkaktuar nga zjarri dhe tregojnë se sa tmerrësisht u afruan flakët me qytetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë