Media Galeri

Fotot më të mira të ditës

Këto janë fotot më mira të ditës, nga e gjithë bota, sipas The Guardian

Rochester, Britani e Madhe
Instalacioni “Gjethet e Pemës”, i përbërë nga 5000 gjethe metali panje, nga Peter Walker në Katedralen e Rochesterit, krijuar për viktimat e pandemisë së koronavirusit. Fotografia: Fraser Grey/Rex/Shutterstock

Xhakartë, Indonezi
Një qen nga Agjencia Kombëtare e Narkotikëve kërkon për bagazhe të dyshuar ndërsa njerëzit presin autobusin për t’i çuar në shtëpi për festimet e Fitër Bajramit. Fotografia: Mast Irham/EPA

Seul, Koreja e Jugut
Një grua me maskë në fytyrë hap një dritare që pasqyron fenerët e shfaqur për festimet e ardhshme të ditëlindjes së Budës në tempullin Jogyesa.
Fotografia: Ahn Young-joon/AP

Winchester, Britani e Madhe
Udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Ed Davey, qesh duke mbajtur një qengj gjatë vizitës së tij në një fermë në New Alresford.
Fotografia: Finnbarr Webster/Getty Images

Dhaka, Bangladesh
Një burrë rregullon vaktet e iftarit për prishjen e agjërimit gjatë Ramazanit në xhaminë kombëtare Baitul Mukarram.
Fotografia: Kazi Salahuddin Razu/NurPhoto/Rex/Shutterstock

San Salvador, El Salvador
Të arrestuarit transferohen në një burg nga një qendër ndalimi policor pasi qeveria aktivizoi masat e emergjencës për të frenuar dhunën e bandave kriminale. Fotografia: Yessica Hompanera/Reuters

Pekin, Kinë
Një punëtor i veshur me një kostum mbrojtës dhe me pajisje dezinfektimi kalon rrugën, teksa vendi ka shifra alarmante të rasteve me Covid-19.
Fotografia: Carlos García Rawlins/Reuters

Borodyanka, Ukrainë
Dy gra përgatiten të këndojnë këngë tradicionale gjatë një varrimi.
Fotografia: Ken Cedeno/UPI/Rex/Shutterstock

Pekanbaru, Indonezi
Punëtorët ngarkojnë tufa frutash me vaj palme për t’i transportuar drejt fabrikës, pasi Indonezia shpalli nga kjo javë një ndalim të eksportit të vajit të palmës. Fotografia: Willy Kurniawan/Reuters

Nju Delhi, Indi
Një mbledhës mbeturinash grumbullon plehërat rreth tij, teksa një zjarr digjet në sfond.
Fotografia: Manish Swarup/AP

Kuldiga, Letoni
Peshqit kërcejnë mbi një ujëvarë në lumin Venta.
Fotografia: Ints Kalniņš/Reuters

Montevideo, Uruguai
Një rrufe ndriçon retë gjatë një stuhie.
Fotografia: Mariana Suarez/AFP/Getty Images

Bayburt, Turqi
Një pamje ajrore e borëspastrueseve teksa përpiqetn të hapin rrugët e një fshati në veri të qarkut Aydintepe.
Fotografia: Besir Kelleci/Anadolu Agency/Getty Images

Seul, Koreja e Jugut
Punëtorët e Sindikatës Koreane të Punës të Shërbimit të Elektronikës dhe Telekomunikacionit vendosin shirita koke që shkruajnë “solidaritet dhe luftë”, gjatë një tubimi për të kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune.
Fotografia: Yonhap/EPA

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë