Bankieri milioner francez dhe filantropisti, Albert Kahn ndërmori në vitin 1909 një projekt ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve të botës.
Ai besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit, sistemi i parë fotografik në botë me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colur”, për të promuovuar paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.
Duke përdorur pasuritë e tij më të mëdha, Kahn dërgoi një grup fotografësh në më shumë se 50 vende përreth botës, ndër të cilat Shqipëria dhe Kosova.
Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorise AustroHungareze dhe asaj Otomane apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijës së luftës.
Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913 ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Ndërsa në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të po atij viti. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës më 16 tetor 1913 apo rreth kësaj date.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














Lini një Përgjigje