Media Galeri

Fotot e thatësirës në Europë, mes tyre edhe Bushati i Shkodrës

Temperaturat e larta rekord dhe moti i thatë kanë prekur pothuajse gjysmën e Europës javët e fundit, duke tharë lumenj, duke dëmtuar të korrat, duke nxitur kufizime të ujit, duke ndezur zjarre etj.

Nivelet e rezervuarëve dhe lumenjve kanë rënë në nivele rekord. Korriku ishte muaji më i thatë i regjistruar për Francën dhe muaji më i nxehtë në Spanjë që nga viti 1961. The Atlantic ka mbledhur imazhet nga Anglia, Franca, Spanja, Gjermania dhe vende të tjera europiane të goditura nga një seri valësh të nxehti këtë verë.

Mes tyre është edhe një fotografi e shkrepur në Shqipëri, në Bushat të Shkodrës ku kishte disa vatra zjarri. /The Atlantic/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë