Pushtimi i Ukrainës është përshkruar edhe si lufta e parë e mediave sociale dhe një aspekt kyç i udhëheqjes së Presidentit Volodymyr Zelensky ka qenë aftësia e tij për të informuar vendin e tij dhe pjesën më të madhe të botës, përmes Facebook, Telegram, TikTok dhe Twitter.
Në të njëjtën kohë, fotografët e luftës në Bucha, Irpin dhe më gjerë po punojnë për të kapur realitetet e tmerrshme të asaj që Vladimir Putin këmbëngul se është jnë “operacion ushtarak special”.
James Nachtwey, (ai që ka bërë fotot) tani shtatëdhjetë e katër, është ndër ata që i mbajnë sytë mbi realitetet.







I ndikuar nga fotografia që doli nga lëvizja për të drejtat civile dhe Vietnami, ai filloi karrierën e tij në zyrën e Bostonit të “Time” dhe më pas u punësua në gazetën Albuquerque.
Kur lexoi për grevën e urisë në Irlandën e Veriut, në vitin 1981, ai u nis për në Belfast.
Pasuan katër dekada të mbulimit të konfliktit, duke e sjellë atë në El Salvador, Afganistan, Irak, Ballkan, Ruandë, Çeçeni dhe shumë vende të tjera.
Ai ka mbetur i plagosur në terren, ka humbur kolegë dhe miq; flokët e tij janë ndarë një herë nga një plumb.
Nachtëey e quan veten një “fotograf kundër luftës”.
Pas një dite rraskapitëse në Ukrainë kohët e fundit, ai dërgoi këtë tekst para se të flinte pak: “Barbariteti dhe pakuptimësia e sulmit rus janë të vështira për t’u besuar edhe pse i dëshmoj me sytë e mi.
Bombardimi i rezidencave civile, gjuajtja me tanke në shtëpi dhe spitale, vrasja e joluftëtarëve në zonat e pushtuara ushtarakisht janë të gjitha taktika të përdorura nga rusët në një luftë që iu shkaktua një shteti sovran fqinj jo-kërcënues. . . .
Njerëzit e ‘zakonshëm’ po shfaqin guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, në mos kokëfortësi të plotë, përballë shkatërrimeve të jashtëzakonshme dhe humbjeve të jetës”.
David Remnick/ Marrë nga Newyorker.com
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



