Media Galeri

Fotot/ Berisha merr zyrë në selinë e Partisë Demokratike

“Zyra ime do të jetë një zyrë midis këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar”, u përgjigj ish-kryeministri Sali Berisha pak kohë më parë ndaj pyetjes se gazetarëve nëse do të merrte zyrë në PD.

Të mërkurën në mesditë, Drejtoresha e Komunikimit  e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, ka publikuar foto nga zyra e re e Berishës në selinë e PD.

“Dr. Sali Berisha në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike!”, shkruan Garo.

Nga fotot rezulton se Berisha nuk ka marrë zyrën bosh të kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha.

Ky i fundit pas dorëheqjes la në zyrën e tij vetëm mobiljet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë