Media Galeri

Fotografitë komike të botës së egër, fitues është një …

Në kompeticionet e fotografisë së kafshëve nuk mungon as konkursi i komedisë, aty ku bota e egër nuk është më e tillë dhe kjo duket nga një pozë e qëllimshme apo thjesht nga momenti i duhur i fotografimit.

Fituesi i çmimit të madh të këtij viti është “Ouch” nga Ken Jensen, një fotograf amator nga Blackburn, Mbretëria e Bashkuar.

Fotografia fituese e Jensen është e një majmuni, i kapur në një situatë mjaft të sikletshme, ku ai rreshket në një litar dhe mimika e fytyrës së tij i thotë të gjitha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë