Ngjarje

Fotogaleri – Qindra qytetarë protestojnë pas rastit të përdhunimit të 15-vjeçares

Të organizuar përmes rrjeteve sociale, qindra qytetarë iu përgjigjën sot thirrjes për të protestuar kundër dhunës pas rastit të përdhunimit të një 15-vjeçareje në Tiranë.

Protesta nisi rreth orës 16:00 në sheshin "Nënë Tereza" dhe me pankarta e me thirrje kundër dhunës dhe vendosjen para përgjegjësisë së përdhunuesve dhe pedofilëve, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit në drejtim të Sheshit Skënderbej, ku më pas një pjesë e tyre ndaloi para Ministrisë së Arsimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë