Ngjarje

Fotogaleri- Protestë civile në kryeqytet për klimën

“Vepro tani për klimën”. Kjo ishte motoja e një proteste paqësore në rrugët e Tiranës paditen e sotme. Në të merrnin pjesë pjesëtarë të shoqërisë civile, nxënës shkollash dhe njerëz të tjerë, të cilët kërkojnë t’i sensibilizojnë të gjithë për dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e klimës dhe për t’i shërbyer së ardhmes.

Me pankarta të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze, ata kanë bërë apel për mbrojtjen e pyjeve dhe lumenjve, për të mbrojtur të ardhmen. Pjesëmarrësit në këtë proteste sensibilizuese e kanë nisur marshimin e tyre nga “Sheshi Skënderbej” dhe kanë vazhduar deri të “Korpusi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë