Ngjarje

Në radhë për pensionet dhe shpërblimet e Vitit të Ri (fotogaleri)

Dita e parë e punës për këtë vit në disa degë të Postës Shqiptare shkaktoi radhë të gjatë të moshuarish, që u paraqitën në sportele për të tërhequr pensionin, apo shpërblimin prej 30 mijë lekësh të vjetra të Vitit të Ri.

Radhë të gjata pati në postën pranë ish-Stadiumit Dinamo në kryeqytet, ku pati pensionistë që pritën për orë në radhë për të tërhequr paratë.

Mes tyre kishte nga ata që nuk kishin tërhequr pensionin e muajit dhjetor, ndërsa të tjerë që kishin marrë pensionin, por jo shpërblimin prej 30 mijë lekësh të vjetra që qeveria u akordoi me rastin e festave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë