Gazeta Si - Pëlqente luksin, veshjet firmato të stilistëve dhe atletet, “Prada”, “Vuitton”: dhjetëra këpucë u gjetën në shtëpinë e përdorur nga bosi Matteo Messina Denaro në vitin e fundit të qëndrimit në “folenë” e tij në Campobello di Mazara, një qendër 8 kilometra larg qytetit të kumbarit, Castelvetrano, Trapani.
Në shtëpi, në zemër të qytetit, i rrethuar me ndërtesa, kishte edhe pilula për të përmirësuar marrëdhëniet seksuale dhe prezervativë, shenjë se pasioni i njohur i shefit për gratë nuk u zbeh as gjatë kohës së arratisë. Magjistratët po përpiqen të rindërtojnë nëse ka shijuar lidhjet me femrat.
Sipas asaj që shkruan "Corriere della Sera", shtëpia, e rregullt, e pastër dhe me frigorifer, ishte regjistruar tek Andrea Bonafede, një topograf që i kishte “huazuar” identitetin Messina Denaros.
Italy's most wanted mafia boss, Matteo Messina Denaro, was arrested by police at a private hospital in Sicily, where he was being treated for cancer https://t.co/MKESeTAN6U pic.twitter.com/OsGpMtZUan
— Reuters (@Reuters) January 16, 2023
Gjithashtu u gjetën parfume të shtrenjta dhe syze “Ray Ban” - një pasion i lashtë i kumbarit që fsheh një shikim të dukshëm me lentet – dhe fatura restoranti.
Mesa duket Messina Denaro, të cilit i është gjetur një celular, që do të ekzaminohet, ka bërë një jetë absolutisht normale.
Ai dilte, shkonte në pazar. Por asnjë nga fqinjët e tij nuk dyshoi se fqinji i tyre ishte kumbari i fundit i “Cosa Nostra”-s.
Gjatë kontrollit, nuk u gjet asnjë dokument: pasi kjo i shtyn hetuesit të hipotezojnë se bosi përdorte një vend tjetër për të fshehur thesarin e tij.
Karabinierët dhe Prokuroria e Palermos kanë zbuluar pak orë pas arrestimit të tij në klinikën “Maddalena” në Palermo, "strehën" ku fshihej pas 30 vitesh arrati.
Në mbrëmje, bosi, i cili po trajtohet pas një tumori kolorektal dhe të përhapur së fundmi në mëlçi, u ul në aeroportin e Peskarës me një avion ushtarak, ku u dërgua në një kazermë.
Hipoteza më e besueshme është se bosi 60-vjeçar, mbahet në burgun e “L'Aquila”-s, pasi është një institucion i sigurisë maksimale, që ka pritur personalitete të shquara dhe gjithashtu, sepse në spitalin e kryeqytetit ka një qendër të specializuar mjekësore për sëmundjet onkologjike.
Shtëpia ndodhet në një ndërtesë anonime dykatëshe të verdhë në një zonë gjysmë qendrore të komunës së Trapanit, e cila është rreth 80 kilometra nga Palermo.
Bosi dyshohet se ka qëndruar këtu për një kohë të gjatë, por nuk dihet se çfarë gjetën agjentët brenda dhe në veçanti nëse ka ndonjë gjurmë të të ashtuquajturit "arkiva e Riina"-s.
Bëhet fjalë për të gjitha dokumentet që ndodheshin në shtëpinë në Via Bernini në Palermo, ku kreu i “Cosa Nostra”-s, Totò Riina, kishte qëndruar në arrati dhe që nuk u kontrollua menjëherë pas arrestimit të tij pikërisht 30 vjet më parë.
Ndërtesa aktualisht është e rrethuar nga policia që pengon çdo njeri që t'i afrohet. Ajo që dihet me siguri, është se brenda strehës kishte disa veshje dhe parfume stilistësh.
Kjo konfirmon stilin e njohur të jetesës që ka mbajtur gjithmonë bosi Messina Denaro, adhurues i veshjeve luksoze dhe firmato.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.