Ka ndodhur

Foto-Video/ Turqi, shqiptarja kapet në Stamboll me çantën rreth belit plot me ar

Gazeta Si - Një grua shqiptare është arrestuar në aeroportin e Stambollit në Turqi, pasi është kapur me një sasi prej mbi 3 kg ar me vlerën e rreth 5 milionë lirave.

Përveç kësaj, në çantën e gruas, e cila e kishte fshehur në një brez rreth belit në trup, janë gjetur një sasi bizhuterish.

Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit.

Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogram; një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.

Autoritetet dyshuan menjëherë pasi e panë gruan, sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.

Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat, policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orave të shtrenjta.

E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milionë lira turke ose rreth 370 mijë dollarë amerikan.

Policia sekuestroi sasinë e arit, ndërsa Fatime Reçi është lënë e lirë me kusht nga gjykata turke. Mediat lokale publikuan dhe video e pamje nga operacioni i arrestimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë