Gazeta Si – Pak orë pas sulmit rus në Ukrainë, mediat ndërkombëtare kanë publikuar imazhet e pra të dëmeve në qytete të ndrysmë.
Agjencia “Anadolu” ka publikuar foton e një personi të vdekur fill pas sulmit rus në qytetin verior të Kharkivit, një ndër objektivat e parë të ushtrisë ruse.
Agjencia raporton se viktima është një i ri, ndërsa mbi kokë i qëndron babai i tij duke qarë. Më herët në media janë pubvlikuar edhe foto të tjera të ukrainasve të dëmtuar nga sulmi rus, ndërsa deri më tani raportohen sulme ndaj objektivave ushtarakë në disa qytete.
Russian airstrike hitting residential Chuhuiv area in Ukraine created a large hole in the street, damaging surrounding buildings. One person was killed, 12 others injured in the attack. An injured woman was pulled out of the damaged building by firefighters pic.twitter.com/F3wMEnADz0
— ANADOLU AGENCY (@anadoluagency) February 24, 2022
Në foto shihen qytetarë të gjakosur, ushtarë që qajnë, ukrainas që rregullojnë shtëpitë e tyre, zhvendosje masive të tyre për t’u shpëtuar sulmeve.
Fëmijët janë ata që po e përjetojnë më keq këtë situatë të rëndë, ndërsa prindërit po përpiqen t’i qetësojnë me çdo kusht.
Në fillim të kësaj jave, Putin urdhëroi trupat në pjesët e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore në atë që Kremlini e quajti një mision “paqeruajtës”, vetëm disa orë pasi ai nënshkroi dekretet për njohjen e pavarësisë së rajoneve të mbështetura nga Moska.
This video showing damage to civilian apartment buildings was filmed at 49.850727, 36.659762 in Chuhuiv, near an airport that was the likely target of the attack. Civilian casualties have been reported from the attack attributed to Russian forces. https://t.co/MIV5xErjWL pic.twitter.com/MxGsCcJN2J
— Bellingcat (@bellingcat) February 24, 2022
Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar të vendosin sanksione në përgjigje të veprimeve të Rusisë. Një vorbull përpjekjesh diplomatike në javët e fundit nuk ka arritur deri më tani të qetësojë tensionet në rajon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.