Ka ndodhur

Foto-Video / Kapen dy shqiptarë me 11 kg heroinë në makinë në Kroaci

Gazeta Si - Dy shqiptarë u arrestuan në Kroaci, pasi u kapën me 11.35 kilogramë heroinë. Sipas mediave lokale, droga ishte ndarë në 20 pako dhe ishte fshehur në një vend të modifikuar në automjetin e shqiptarëve.

Të dy, të moshës 30 dhe 44 vjeç, u ndaluan sapo kaluan kufirin në Karasovići të martën, rreth orës 11:30 të paradites.

Autoritetet policore ushtruar kontroll në makinë me qen antidrogë dhe ishte pikërisht ky i fundit që zbuloi drogën.

Autoritetet në Dubrovnik raportojnë se kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse ata po e transportonin heroinën nga Shqipëria drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Kjo është sasia e dytë e madhe droge në kapet në Karasovići në harkun kohor të një muaji. Më 14 dhjetor, autoritetet policore në bashkëpunim me ato kufitare gjetën rreth 5.4 kilogramë kokainë në një autobus me targa shqiptare, destinacioni i të cilit ishte pikërisht tregu europian.

Dje më datë 10 janar rreth orës 11:30 në kontrollin kufitar hyrës ka mbërritur një mjet personal me targa shqiptare i drejtuar nga një 30-vjeçar, ndërsa pasagjeri ishte një 44-vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë”, njoftoi policia kroate.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë