Ka ndodhur

Foto/ Të miturit prishin muret antike, e kthyen Kalanë e Lezhës në fushë futbolli

Gazeta Si - Katër të mitur dyshohet se janë autorët që dhunuan muret e kalasë së Lezhës dy ditë më parë. Sipas informacioneve paraprake, të miturit e përdornin oborrin e kalasë për të luajtur me top.

Ndërsa së fundmi, roja i kalasë nuk i ka lejuar që të futen pa prerë biletat. Katër të miturit, nga mosha 13 deri në 15 vjeç, kanë gjetur rastin kur në zyrën e informacionit nuk ndodhej njeri dhe kanë rrëzuar gurët e mëdhenj nga muret e kalasë, të cilët janë përplasur në tokë.

Të miturit janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë së Lezhës në prani të psikologut dhe më pas janë lënë të lirë.

Ata kishin filmuar njëri-tjetrin duke dëmtuar Kalanë dhe kishin bërë video me telefonat e tyre celularë. Specialisti i Monumenteve të Kulturës, Ded Margjoni tha se dëmi është i konsiderueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë