Ka ndodhur

Foto/ Shkrumbohet nga flakët autobusi i një fasonerie në Vlorë

Gazeta Si - Një autobus që transportonet punonjës të një faonerie është djegur tërësisht pasi u përfshi nga flakët e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Fier tek mbikalimi i Novoselës rreth orës 06:50.

Autobusi ishte në lëvizje kur për shkaqe të panjohura mori flakë. Drejtuesi, B.Xh. 60 vjeç mundi të dilte nga mjeti. Asnjë person nuk u lëndua, por pati vetëm dëme material.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë