Ka ndodhur

Foto/ Shiu përmbyt rrugët në Tiranë, zona e Freskut përfshihet nga breshëri

Gazeta Si - Disa zona të ndryshme në Tiranë janë përfshirë nga reshje të dendura dhe breshëri në orët e pasdites.

Për disa minuta, shiu ka bërë që disa rrugë të mbushen me rreth 15-20 cm ujë, çka e vështirëson kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë, zona e Freskut dhe Dajtit është përfshirë edhe nga një breshër i fortë që ka zbardhur rrugët dhe shtëpitë.

Deri tani raportohet se nuk ka të lënduar apo dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë