Ka ndodhur

Foto/ Pema bie në mes të rrugës në Tiranë dhe zë poshtë makinën e parkuar

Gazeta Si - Një pemë është shembur këtë të premte në Tiranë, duke zënë poshtë një makinë të parkuar në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur tek rruga "Sami Frashëri" pranë kryqëzimit të Drejtorisë së Policisë.

Nuk dihet nëse ka patur njerëz brenda dhe as a ka të lënduar. Dyshohet se pema është rrëzuar për shkak të motit të keq.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë