Ka ndodhur

Foto/ Mijëra besimtarë myslimanë falën Fitër Bajramin në Sheshin ‘Skënderbej’

Gazeta Si - Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur mëngjesin e të hënës namazin e Fitër Bajramit në sheshin ‘Skëndërbej’.

Mijëra të tjerë e kryen ritin fetar në sheshe e xhami kudo në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Ceremoni madhështore u zhvilluan në mjaft qytete të Shqipërisë si në Elbasan, Vlorë, Shkodër, Durrës etj.

Festimet e Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit.

Festa e Bajramit vjen pas 30 ditësh agjërim në muajin e Ramazanit. Falja e këtij mëngjesi u mbajt sërish nga kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu. Pas faljes, besimtarët iu drejtuan ambienteve të tyre të banimit për të vijuar me kremtimet e kësaj dite.

Mesazhi i faljes së sotme iu dedikua dashurisë edhe solidaritetit ndaj të pamundurve dhe kjo njihet edhe si dita e dhurimit.

Edhe këtë vit besimtarët nuk arritën që faljen e tyre ta bëjnë në xhaminë e madhe të Namazgjasë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë