Ngjarje

Foto me ish-komandantin e masakrës së Srebrenicës, Gjokoviç në qendër të polemikave

Një tjetër polemikë me protagonist Novak Gjokoviç sapo ka shpërthyer. Tenisti serb gjithmonë bën që të flitet për të, jo vetëm për atë që bën në fushë. Ai ka përfunduar në qendër të një debati, pas një fotoje të publikuar ditët e fundit, saktësisht më 18 shtator.

Gjokoviç po bën disa ditë pushime në Bosnjë-Hercegovinë, ku është fotografuar në shoqërinë e një prej ushtarëve që kanë marrë pjesë në gjenocidin e Srebrenicës, një nga episodet më dramatike dhe më të përgjakshme të luftës në Bosnjë, ku humbën jetën më shumë se 8000 boshnjakë.

Fotoja që ka nxitur debatin në Bosnjë. Gazeta Si, 23 shtator 2021

Bëhet fjalë për Milan Joloviç, ish-komandant i një njësie ushtarake të njohur me emrin “Drina Wolves” (ujqërit e Drinës), që ka marrë pjesë në atë masakër dhe që nuk është dënuar për krime lufte. Fotoja e tij me Novak Gjokoviç ka shkaktuar polemika të mëdha në Ballkan, ku tenisti ka qenë shumë i kritikuar edhe qershorin e kaluar, pas festave të “Adria Tour” pa respektuar rregullat në mes të pandemisë.

Novak Gjokoviç është bërë protagonist edhe herë të tjera, sidomos për qëndrimin me personazhe që njihen për qëndrimin e tyre kundër Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë