Për të bërë një foto vërtet tërheqëse, një fotograf mund të ketë nevojë për një aparat fotografik të mirë, të tjerë do të përpiqen të gjejnë një vend të bukur dhe disa prej tyre do përqendrohen në këndin ose ndriçimin e fotografisë së tyre.
Për fotografin nigerian Ibor Edosa Victor,një foto e bukur nuk ka të bëjë me mjedisin, por më tepër me vizionin e tij dhe mënyrën se si ai mund të përfitojë nga gjërat përreth tij.
Pasioni për fotografinë artistit i erdhi krejt i papritur.
Ibor ka rrëfyer se ka filluar të merret me fotografi sepse ishte i mërzitur, jo sepse fillimisht ishte një pasion. Megjithatë, me kalimin e kohës ajo u kthye në punë. Gjithçka në jetë e frymëzon atë tani për të fotografuar – momente të trishtuara dhe të gëzuara që vijnë e shkojnë.
Puna që bën Ibor për të kapur foton perfekte është thjesht e jashtëzakonshme. Ai shpesh xhiron në mjedise që nuk janë të optimizuara për të bërë fotografi, si ato me ndriçim të keq, dhe bëhet kreativ me mënyrën se si i krijon më pas fotot e tij.
Pamjet në prapaskenë ndoshta nuk janë më të bukurat, por dëshmojnë se ju nuk do ta kishit gjetur kurrë atë që qëndron pas tyre nëse ai nuk do t’i shpërndante fotot.
Burimi: Bright Side
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











