Media Galeri

Foto historike të shqiptarëve në Odesa

200-300 vjet më parë ishin jo të paktë shqiptarët që emigruan në Ukrainë. Në atë periudhë në pjesë të ndryshme të Ballkanit dhe në Shqipëri sundonte Perandoria Osmane dhe kryesisht shqiptarët ortodoksë ishin nën trysni.

Destabiliteti në vend bëri që shumë shqiptarë ortodoksë toskë nga Korça, Përmeti e Kolonja të merrnin udhën e emigrimit. Shqiptarët fillimisht do të vendoseshin në veri të Odesës, në Ukrainën e sotme.

Studiuesi Auron Tare ka publikuar disa foto të shqiptarëve të Odesës. Ai i cilëson si foto historike të komunitetit shqiptar të Ukrainës.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë