Ngjarje

Foto / Greqi, 68-vjeçari vret me plumb në kokë shqiptarin pas konfliktit për parkimin

Gazeta Si - Një 40-vjeçar, me iniciale B.L.,me origjinë nga Korça, u qëllua me pushkë nga një person i moshuar këtë të premte në zonën e Pierut në Athinë të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire, ku viktima punonte si roje parkingu. Viktima dhe autori kishin pasur konflikte të herë pas hershme.

Sherri ka nisur në parkingun, pasi autori dhe viktima debatonin shpesh për vend parkimin e automjetit të autorit, i cili e pengonte viktimën të shërbente klientëve të parkimit që kishte me qira.

“Ata patën një debat. U ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty” dhe më pas priti me këmishën hapur që ta arrestonin. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një aksident me makinë. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi një dëshmitare.

Sipas shtypit grek, 68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e ka qëlluar një herë në kokë shqiptarin, është kthyer sërish dhe e ka qëlluar për herë të dytë.

Menjëherë pas ngjarjes, imoshuari është dorëzuar në policinë lokale. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë