Ngjarje

Foto dite/ Trafiku në kaos, ambulanca e urgjencës hipën në trotuar

Tirana është “gdhire” të hënën me një trafik të rënduar në rrugët kryesore të saj. Rifillimi i transportit publik ka ndikuar jo pak në këtë situatë ku akset kryesore te kryeqytetit ishin të ngarkuara bollshëm.

Një prej tyre edhe “Myslym Shyri”. Në mungesë të rrugëve të emergjencës, një prej ambulancave ka hipur në trotuar, aty ku kalojnë njerëzit, për të “çarë” rrugën për shkak të urgjencës që kishte me pacient për në spital.

Ambulanca sot në trotuar pas kaosit në trafik në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë

Gazeta “Si” sjell foto të ambulancës në trotuar, ku shihet qartazi trafiku i dendur dhe zgjidhja “efektive”, por shumë e rrezikshme për njerëzit nga një prej ambulancave të linjës së urgjencës, por edhe e vetmja në këtë situatë.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë