Mjedis

Foto dite / “Plas” peshku në kazanët e “Bllokut”

Tejmbushja e kazanëve të mbeturinave në Tiranë është një fenomen i përditshëm që haset pothuajse në çdo lagje. Mes mbeturinave që mbysin kazanët e Tiranës çdo ditë, këtë të martë është shfaqur edhe një peshk. Nga një foto e dërguar në redaksinë e Gazetës Si, duket një peshk i hedhur në një nga kazanët e zonës së bllokut në Tiranë. Zona është e mbushur me restorante peshku që duket se pasi kanë marrë pjesët e vlefshme për gatim e kanë hedhur atë në kazanin e mbeturinave, por duke e lënë atë në sipërfaqe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë