Ngjarje

Foto Dite / Më zuri mallkimi i Cekës…

Deklarata e ish-kreut të Aleancës Demokratike dhe politikanit të njohur Neritan Ceka nga një studio televizive ku i mallkonte të gjithë qytetarët që do të shkonin të votonin më 30 qershor shkaktoi jo pak polemika në Shqipëri. “Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai që shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them!”, do të deklaronte ai. Në Tiranë një qytetar është shfaqur sot me një parullë në dorë ku ka ironizuar këtë deklaratë të Cekës. “Mua më zuri mallkimi i Cekës, më ngordhi gomari. What a pity! (Sa keq)”, shkruhet në pankartën që qytetari mbante në kryqëzimin pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë