Ngjarje

Foto Dite / Ironia e protestuesve

Studentët të bashkuar kanë pushtuar prej dy ditësh rrugët e Tiranës. Pankartat që mbanin në duar kanë qenë nga më të ndryshmet “Mos na rrëno të ardhmen tonë!”, “Boll i zhvatët studentët”, por një nga mesazhet më të veçanta është ai i dhënë nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë.
Studentët e këtij fakulteti kanë varur bluzat e bardha në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, ndërsa bashkë me to kanë varur dhe një pankartë: “Ngelësit që kërkon Gjermania!”
Një pankartë kjo që duhet reflektuar thellë përtej tarifave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë