Numri i tërmeteve që kanë janë regjistruar në Shqipëri këtë të martë i tejkalon dy shifrat. Intensiteti i tyre varian, nga tërmete që nuk ndjehen nga banorët, e deri tek lëkundjet si ato të orëve të mëngjesit, që fatkeqësisht lanë pas edhe viktima.
Një hartë e “Earthquake” tregon me njolla të kuqe tërmetet me epiqendrën e tyre të regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga harta kuptohet se foleja e lëkundjeve është Durrësi, ku të shenjuar me yje janë tërmetet që tejkalojnë 4 Rihter, përfshirë këtu tërmetin që shkatërroi banesa dhe shkaktoi të vdekur.
Për të kuptuar më mirë, fuqia dhe energjia e çliruar nga një tërmet 6.4 i shkallës Rihter është i barabartë me shpërthimin e 60 mijë tonëve tritol.
Faqja ndërkombëtare “Volcano Discovery” ka publikuar detaje nga goditja e fortë e tërmetit. Sipas asaj që thotë kjo faqe, tërmeti i fuqishëm ka qenë i barazvlefshëm me 3 bomba atomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.