Ngjarje

Fotot/ Dita e katërt, protesta shpërndahet nga policia me gaz lotsjellës, dhjetëra të shoqëruar

Ndryshe nga tre ditë më parë, në ditën e katërt të protestës të thirrur sërish përmes rrjetesh sociale, protestuesit kryesish të rinj në moshë nuk kanë ndaluar para kryeministrisë, por marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.  

Ata nuk ndalën as para Ministrisë së Brendshme duke marrë rrugën e Myslim Shyrit drejt Drejtorisë së Policisë ku gjatë rrugës pati do hedhje kapsollash, prishje tabelash, thyerje xhamash, por në sasi shumë më të vogël se ditët e tjera. Këto veprime janë kryer kryesish nga minorenë, ndërsa protesta ka qenë shumë më pak agresive se ditët e tjera.

Policia ka shpërndarë në çdo nyje të Tiranës gaz lotsjellës dhe topa me ujë, duke mos lejuar asnjë moment grumbullime.

Policia, ndryshe nga ditët e tjera, ka zotëruar rrugët kryesore te kryeqytetit.

Gjatë mbrëmjes të së shtunës ka pasur shumë shoqërime, kontrolle të shumta nga ana e Policisë në çdo rrugice që lidh rrugët kryesore të Tiranës duke mos lejuar asnje grumbullim para institucioneve kryesore ne vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë