Ka ndodhur

Foto / Digjet kampi veror i PL në Jalë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Gazeta Si - Një objekt në Jalë të Vlorës, i cili përdorej si kamp veror ku çdo vit mblidhen të rinjtë e Partisë së Lirisë, është përfshirë nga flakët. Sipas informacionit paraprak nga Shërbimi zjarrfikës në Himarë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike.

"Si pasojë zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike. Efektivët zjarrfikës me dy mjete kanë mundur të lokalizojnë e më pas të shuajnë flakët. Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli, ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores së saj", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, nuk raportohen njerëz të lënduar vetëm dëme të konsiderueshme materiale

Të rinjtë e PL kalojnë 5 ditë në këtë kamp, ku misioni kryesor është socializimi dhe zbulimi i elementëve që dëshirojnë të spikatin politikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë