Ka ndodhur

Foto dhe video/ Prishja e banesave, banorët e 5 Majit bllokojnë rrugën në afërsi të Medresesë

Pas protestës së organizuar në Laprakë në mbështetje të disa banorëve që u janë prishur shtëpitë dhe asaj të organizuar të enjten para Kuvendit, banorët e 5 majit kanë bllokuar të hënën në mbrëmje një tjetër kryqëzim tek “Medreseja”.

Kanë qenë një grup banorësh me pankarta dhe shume police, ndërsa është ndërprerë lëvizja e automjeteve në njërën anë të rrugës.  

Ata i kanë kërkuar SPAK të nisë hetimet pse u devijua projekti që sjell dhe prishjen e banesave të tyre.

Protestuesit mbanin në dorë pankartat, ku ndër të tjera shkruhet: "Kryeministër ku je? Bëj transparencë të projektit".

Për këtë cështje ka pasur edhe një dëgjesë publike me banorët tek komisioni i Ligjeve.

Mes banorëve që dëshmuan para deputetëve ishte edhe Liza Marku, që është vënë në qendër të vëmendjes gjatë rezistencës së banorëve kundër prishjeve të banesave të tyre. Ajo tha se bashkia u ka ofruar një kontratë të padrejtë.

Një tjetër banor që dëshmoi ishte Ledion Mziu. Ai tha se zotëron me dokumentacion të plotë si truallin, ashtu edhe shtëpinë e prishur, ndërsa e cilësoi qesharake ofertën e dhënë nga Bashkia e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë