Ka ndodhur

Foshnja 8-muajsh nga Shkodra ndërron jetë në spital, familjarët denoncojnë mjekët

Gazeta Si - Pas vdekjes së 3-vjeçarit që humbi jetën për të rregulluar dhëmbët në një klinikë dentare në Tiranë, një tjetër rast tragjik është denoncuar nga prindërit për fëmijën e tyre. Këtë herë bëhet fjalë për një fëmijë 8 muajsh nga Shkodra, i cili ka ndërruar jetë thuajse dy javë më parë.

Sipas mjekëve të Shkodrës, fëmija i diagnostikuar me nio kardit, sëmundje që kërkon transplant zemre, është paraqitur në spitalin e Shkodrës dhe ka qëndruar 1 ditë e gjysmë aty. Mjekët më pas e kanë dërguar në Tiranë dhe ka ndërruar jetë atje, pasi ka qenë në intubim.

Pas kësaj familjarët kanë denoncuar në prokurori mjekët dhe kjo e fundit ka marrë kartelën mjekësore në spital.

Sipas informacioneve të siguruara në rrugë jo zyrtare, me datën 25 shtator rreth orës 18:30 minuta nga salla operative ështe raportuar për një incident në morgun e spitalit në kryeqytet.

Pasi kanë siguruar këtë informacion, policia ka shkuar në vëndngjarje duke komunikuar më shtetasin Guxim Dedja.

Ai ka treguar se fonshnja e tij me iniciale E.D., ka qenë për 3 ditë i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe me 25 shtator ishte sjellë në Tiranë pranë spitalit të pediatrisë.

Sipas padisë së familjarëve, fëmija ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin e Tiranës. Sipas personelit të spitalit të pediatrisë shkaku i vdekjes është një problem me zemrën.

Prindërit e foshnjës e kanë kallëzuar rastin e rëndë në Prokurori, ku kanë pretenduar se shkak ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Për rastin në fjalë, policia po kryen hetime, ku pritet që dosja t'i dërgohet prokurorisë për akuzat "mjekim i pakujdesshëm".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë