Ekonomi

Forma më e keqe e kapitalizmit gjendet në Europë

Nga Gazeta 'SI' - Një hendek transatlantik në zgjerim po zgjon gëzim në SHBA dhe ankth në Europë. Ndonëse të ardhurat për frymë ishin në nivele të barabarta pak dekada më parë, rritja ka qenë dy herë më e shpejtë në SHBA-në se sa për Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në.

Pse po ngelet pas Europa?

Shikoni rolet që mbajë qeveritë. Me kohën qeveritë kanë zgjeruar rolin e tyre mbi ekonomitë kapitaliste, por zgjerimi ka qenë më i madh në Europë. Deri në vitet 1980, shpenzimet qeveritare ishin më të ulëta në MB dhe BE se sa në SHBA. Tani Europa shpenzon shumë më shumë. Barra e një shteti të madh kanë shtypur rritjen e produktivitetit që ka rënë nga 7% në më pak se 0 në BE. Ka rënë edhe në SHBA, por më pak. Nga 2.5% në 1%, ndoshta nga mbështetja e superfuqive të teknologjisë.

Revolucioni Regan-Thatcher në 1980-n, ndryshoi mënyrën se si shteti synonte rritje, me anë të huasë dhe jo taksimit. Borxhet publike janë rritur me 100% në MB dhe BE. Shpenzimet më të larta të qeverisë krijuan më pak hapësirë për konkurrencën private.

Ndërsa "efekti i spastrimit" i recesioneve u zbeh, pushtetarët në detyrë lulëzuan. Fitimet e korporatave u rritën pjesërisht nga fuqia e çmimeve të oligopolit. Që nga viti 2000, shitjet në shumicën e industrive janë përqendruar në firmat më të mëdha – edhe pse në këtë front me më pak shpejtësi në Europë sesa në SHBA. Tregjet e shtrembëruara gjithnjë e më shumë nga paratë e lehta dhe paketat e shpëtimit nga shteti lindën gjithashtu "zombie" - firma që nuk fitojnë mjaftueshëm për të mbuluar as pagesat e interesit për borxhin e tyre. Të rralla para viteve 1980, të dhënat më të fundit tregojnë se “zombit përbëjnë të paktën 10% të kompanive publike në tregjet e zhvilluara - deri në 20% në SHBA dhe 22% në MB. Pjesërisht për shkak se i mungon autoriteti i shpenzimeve, "Eurokracia" i kanalizoi energjitë e saj në atë që është përshkruar si një "hegjemon rregullator global". Çdo kompani me ambicie në Europë duhet të përmbushë standardet e vendosura nga shtetet më të fuqishme, Gjermania dhe Franca, për gjithçka, nga emetimet e karbonit deri te prodhimi i qumështit.

Meqë super të pasurit posedojnë “pjesën e luanit” në tregun financiar, ata fitojnë më shumë kur shteti nxiton të ndalojë edhe lëkundjet e vogla të tregut. Europianët më shumë se amerikanët i shikojnë rregulloret si pengesë për biznesin, duke pasur parasysh që përballen me burokraci të mëdha. Ndërmarrjet e mesme gjermane thonë se po konsiderojnë mbylljen për shkak të burokracive dhe taksave të larta. Shumë firma franceze nuk kanë guxim të zgjerohen sepse do të përballen me kosto të rritura.

Rregullimi i hekurt krijon një mjedis biznesi që është miqësor për mega-firmat me më shumë para dhe avokatë. Deri në goditjen e pandemisë, bizneset fillestare po zvogëloheshin si pjesë e të gjitha kompanive në shumë vende industriale, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Italinë. Duke favorizuar kompanitë gjigante, qeveritë rritin pasurinë e themeluesve të korporatave, duke përfshirë miliarderët legjendarë. Në dekadat e fundit, pasuria e miliarderëve u rrit më shpejt si pjesë e PBB-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në Big 4 sesa në SHBA. Franca tani ka një qeveri jashtëzakonisht të fryrë, me shpenzime të barabarta me 58% të PBB-së, dhe një klasë jashtëzakonisht dominuese të miliarderëve, pasuria totale e të cilëve është e barabartë me 22% të PBB-së.

Kjo ndihmon për të ndriçuar hendekun transatlantik. Shtoni humbjet e produktivitetit nga oligopolet, zombitë, burokracia, pabarazia dhe shtrembërimet e tjera të tregut të nxitura nga qeveria e madhe, dhe së bashku ato mund të shpjegojnë ngadalësimin e produktivitetit. Barra e qeverisë së madhe po peshon më shumë se nxitja nga teknologjitë e reja, veçanërisht në Europë dhe MB. Kthesa është se presidenti amerikan Joe Biden ka superkarikuar zgjerimin e shpenzimeve, borxhit dhe rregullimit amerikan. Deficiti i vendit, tipik për një vend perëndimor deri vonë, pritet të jetë mesatarisht mbi 6% të PBB-së – shumë më i lartë se MB-ja dhe 4-të e mëdhenj të BE-së – në vitet e ardhshme. Edhe një herë, SHBA është në rrugën e duhur për të zëvendësuar Europën si toka e qeverisë më të madhe – dhe rritjes më të ngadaltë.

Burimi:FinancialTimes/ Autor: Ruchir Sharma, drejtues i shoqërisë "Rockfeller" dhe autor i librit "What Went Wrong With Capitalism"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë