Lajme

“Forca e Ligjit” zbarkon në Shijak, verifikim resortit ku u mbajt peng Jan Prenga

Pas miratimit të paketës Anti-KÇK, Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në terren, ku edhe ka ndërmarrë aksionin e parë.

Mësohet se oficerë të OFL-së kanë nisur një aksion në Shijak, për të verifkuar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe rezorti ku u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, i cili më pas humbi dhe jetën.

Mësohet se në qendër të verifikimit është pasuria e Altin Hajrit në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në pengmarrjen e Prengës.

Mes të tjerash bëhet e ditur se policia u kishte çuar familjes Hajri formular ku ata duhet të justifikojnë pasurinë, pasi dyshohet se ajo është ngritur nga veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë