Gazeta Si - Në një operacion antidrogë kundër shpërndarëve të lëndëve narkotike, janë arrestuar 45 persona dhe 7 u shpallën në kërkim.
Sipas policisë, janë sekuestruar kokainë, heroinë dhe municion luftarak, konkretisht: 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €. Të përfshirë në këtë grup 52 shtetas, të ndarë në disa grupe kriminale në qytetin e Elbasanit.
Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha se hetimet për këtë operacion zgjatën 3 muaj.
Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit, morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë, u kontrolluan me dhjetëra banesa e lokale, etj. Proda tha se gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash.
10 prej personave të arrestuar, sipas kreut të policisë së Elbasanit ishin pjesë e një grupi kriminal, për pasojë është shkatërruar një grup i tërë, dhe janë goditur pjesërisht edhe 3 grupe të tjera.
Proda tha se mes të ndalurve ka “drejtues, anëtarë të grupeve kriminale”. “Janë goditur një sërë shpërndarësish dhe drejtues të grupeve kriminale që merreshin me këtë aktivitet në Elbasan. Disa prej tyre edhe furnizues. Midis tyre ka biznesmenë, ka persona me arsim të lartë po ashtu siç ka me arsim të mesëm apo ndoshta edhe më pak”, tha drejtuesi i policisë së Elbasanit.
Prokuroria kishte nxjerrë 52 urdhra ndalimi, të cilat u ekzekutuan këtë të enjte. Aksioni ka nisur prej mesnatës dhe qyteti i Elbasanit është mbajtur në rrethim të plotë.
Sipas burimeve paraprake, operacioni ka nisur pas dëshmive të Nuredin Dumanit, bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili ka dhënë emra të personave të përfshirë në grupe kriminale.
Mësohet se përveç të arrestuarve dhe të shpallurve në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 29 persona.
Personat e arrestuar në flagrancë:
Redi Nerpjetri
Eljus Trashi
Mikel Petriti
Gentjan Gjoka
Fatjon Blloshmi
Persona në kërkim:
Enea Tollumi,
Hysen Haziu
Eliberto Skilja
Sotir Kokoneshi
Albi Bicaku
Migel Balla
Migen Kucaj
Personat e ndaluar:
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi
Arsen Vishkulli
Emiljan Dinja
Ledi Nergjoni
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hid
Fatmir Durbaku
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.