Ka ndodhur

Fluturoi me BMW X6 te Liqeni Artificial, arrest me burg për Eldi Allushin. Ende në arrati shoferi, kushëriri i Ervis Martinajt

Arrest me burg ishte masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës dha për pronarin e makinës BMV X6 që përfundoi nga rruga në shëtiroren e Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas prokurorisë Eldi Allushi ka përkrahur Emiljano Ninën, i cili ishte drejtuesi i mjetit dhe shkaktoi aksidentin.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, ku automjeti me shpejtësi skëterre doli nga Rruga e Kosovarëve dhe përfundoi në digën e Liqenit.

Policia në automjet gjeti patentën e Eldi Allushit, ndërsa targat ishin hequr nga drejtuesi i saj.

Menjëherë pas ngjarjes, Eldi Allushi nga qyteti i Durrësit, i dyshuar fillimisht si drejtues i automjetit u shpall në kërkim dhe u arrestua në orët e pasdites.

Pas arrestimit, Allushi dha dëshmi kontradiktore, ku fillimisht mohoi se ka qenë drejtues i automjetit dhe më pas ka thënë se i ka ngelur bedalja e gazit shtypur.

Nga kqyerja e kamerave, rezultoi se në makinë kishin qenë dy të rinj të tjerë, Jurgen Allushi, këshëri i Eldi Allushit dhe Emiljano Nina, kushëri i Ervis Martinajt drejtues i mjetit, i cili është shpallur në kërkim për 7 vepra penale.

Eldi Allushi në polici më vonë u shpreh se nuk donte t’i bënte keq Emiljanos, ndaj nuk e kishte kallëzuar.

“Nuk i tregova policisë se nuk doja ti bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua nuk më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë” ka thënë ai .


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë