Shendet

Fluturimi i parë New York-Romë. Rregullat e Italisë, nesër një normë për të gjitha linjat

Transporti ajror në Itali ka rifilluar me masa të rrepta anti-Covid.

Fluturimi i parë nga Nju Jorku për në Romë në orën 08.00 të mëngjesit të ditës së martë ka qenë krejtësisht i testuar.  

100 pasagjerët e fluturimit të linjës Alitalia hipën në avion  vetëm pasi dispononin një tampon negativ.

Ata zbritën këtë mëngjes në aeroportin e Fiumicinos duke bërë një tjetër test të shpejtë që shmang karantinën sapo të mbërrijnë në vendin e destinacionit, që në këtë rast është Italia. Pasagjerët e sapo zbritur qëndruan në radhë në një dhomë të posaçme për tu regjistruar për testin e antigenit për të kuptuar nëse janë potencialisht pozitiv ose jo.  Ky proces zgjat tridhjetë minuta pritje dhe pastaj kushdo mund të jetë i lirë. Nga kontrolli i udhëtimit të parë nga New York nuk rezultoi asnjë pozitiv mes udhëtarëve.

Ky proces është ende në fazën eksperimentale dhe e konsideruar e përkohshme, por me gjasë do të kthehet në normë për një sektor që do të duhet të merret me Covid-in për një kohë të gjatë…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë