Ngjarje

Video/ Rreth 230 persona dy ditët e fundit me shenja helmimi në spitalin e Krujës. Qytetarët: E kemi nga uji

Rreth 230 qytetarë të Krujës janë paraqitur dy ditët e fundit në urgjencën e spitalit, me diarre, dhimbje barku, temperaturë dhe të vjella, me atë që dyshohet të jetë një helmim nga uji.

Sipas burimeve të Gazetasi.al, mësohet se këtë të hënë, kanë ardhur për të marrë shërbim rreth 150 persona, ndërsa aktualisht janë 18 qytetarë të shtruar në spital.

Në këto dy ditë, ka pasur edhe persona që kanë ardhur mbi një herë për të marrë shërbim mjekësor për shkak të simptomave të rënda.

Në dëshminë e tij, të siguruar nga Gazetasi.al, një nga banorët pohon në spital se është helmuar nga uji i rrjetit që ka konsumuar.

“Më dhemb barku, mbarova. Kam që pardje, por dje kam vjellë. Çfarë ushqimi kam ngrënë… Ujin e kam marrë me vete nga Kruja, kam konsumuar ujë rrjeti”, - thotë ai.

Në spital, duke parë situatën e rënduar, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ministrisë së Shëndëtesisë, nga drejtoria e shëndetit publik, njësia vendore e shëndetit publik. Në spitalin e Krujës, ka mbërritur edhe deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu.

Ndërkohë, për të zbuluar nëse shkak për helmimet është bërë apo ju uji i pijshëm, epidemiologët e Krujës kanë ndërguar në ISHP mostra në Tiranë për t’u kryer analizat bakteriologjike.

Qytetarët e prekur janë banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, gjë që rrit ndjeshëm dyshimet se ata mund të jenë helmuar nga uji i rrjetit të shpërndarjes.

Edhe Policia e Krujës, ka ngritur një grup hetimor, që po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë