Ka ndodhur

Fluks kalimesh në Kapshticë, probleme në sportelin grek

Nga Gazeta 'SI' - Numri i lartë i qytetarëve nga Shqipëria për në Greqi, ka krijuar radhë të gjatë në pikën kufitare të Kapshticës, nga ana greke.

Policia ka njoftuar se është duke punuar me kapacitete maksimale sportelesh dhe personeli.

Pala shqiptare punon me 5 sportele ne dalje, ndërsa ajo greke me 1 sportel ne hyrje.

Aktualisht sipas autoriteteve sportelet alternohen në varësi të fluksit. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptarë të cilët kthehen në vendet e punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë